FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Meta shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Luzhiana Abazaj

Presidenti i Republikës,  Ilir Meta zhvilloi sot homazhe në “Muzeun Kombëtar” në nderim dhe respekt të ish-anëtares së kryesisë së LSI-së dhe ish-kryetares së njësisë bashkiake nr. 6, Luzhjana Abazaj.

Presidenti i Republikës pasi vendosi një kurorë me lule dhe u përul në shenjë mirënjohjeje dhe respekti, u shprehu ngushëllimet familjarëve duke lënë dhe një shënim në Librin e Zisë.
“Sigurisht që edhe për mua është një moment tepër i dhimbshëm dhe pikëllues, ashtu sikurse është edhe për qindra e mijëra të tjerë dhe shumë më tepër kudo dhe që e kanë njohur Luzhjanën. Për mua do të mbetet gjithmonë siç e kam njohur 26 vite më parë, studentja e mjekësisë, plot ëndrra dhe plot guxim për t’i realizuar ato. Do të mbetet një model i atyre vajzave të guximshme të cilat shikojnë përtej botës dhe familjes së tyre, të cilat jetojnë me shqetësimet e shoqërisë edhe luftojnë kundër padrejtësive me guxim dhe natyrisht që njerëz të tillë me kontribute, pa dyshim që meritojnë këtë respekt, këtë dashuri dhe këtë mirënjohje,” – deklaroi Presidenti Meta para mediave të pranishme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?