FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Meta: Shqiptarët në Preshevë nuk do të ndihen kurrë vetëm

Presidenti i Repulikës Ilir Meta priti sot në zyrën e tij kreun e Partisë Demokratike Shqiptare në Preshevë, Ragmi Mustafa.

Sipas njoftimit të përcjellë nga vetë Kreu i Shtetit në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, mësohet se temë e diskutimit kanë qenë kërkesat e shqiptarëve të Preshevës, ku Presidenti Meta ka shprehur vullnet maksimal për trajtimin e tyre.

Presindenti Meta e ka siguruar kryedemokratin e Preshevës se Shqiptarët në Preshevë nuk do të ndihen kurrë vetëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të dashur miq, sot prita në një takim vëllazëror kreun e Partisë Demokratike Shqiptare në Preshevë, z.Ragmi Mustafa, të cilit i shpreha mbështetjen time maksimale për trajtimin e kërkesave të shqiptarëve në Luginë, për arsim, punësim e shërbime. Shqiptarët në Preshevë nuk do të ndihen kurrë vetëm”- thuhet në njoftimin e Presidentit Ilir Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?