FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Meta sot te ushtarakët

Në këtë ditë të fundit të vitit, Presidenti Ilir Meta vizitoi Komandën e Forcave Tokësore në Zall-Herr, ku mbajti edhe një video-konferencë me ushtarakët që janë me mision jashtë vendit, konkretisht në Kabul dhe Herat.
Urimet e tij për vitin e ri, Meta i ndau së pari pikërisht për ushtarakët që nuk kanë mundësi të jenë pranë familjeve të tyre në këtë ditë të ndërrimit të viteve, për shkak se ndodhen në misione paqeruajtëse jashtë vendit. Ai tha se do të rriten kontributet për paqen dhe sigurinë.
“Ju uroj Gëzuar Vitin e Ri të gjithë ushtarakëve të FA, veçanërisht me mision jashtë. Vlerësoj maksimalisht kontributin e ushtarakëve shqiptarë me mision jashtë vendi. Ju shpreh të gjithë ushtarakëve mbështetje dhe solidaritet. Vlerësim maksimal për sakrificat e ushtarakëve shqiptarë jashtë vendit”, u shpreh kreu i shtetit, teksa i quajti krenari të Forcave të Armatosura ushtarakët me mision jashtë vendit.
Në këtë ditë feste, Presidenti Meta nuk la pa kujtuar edhe kapitenin Feti Voglin, duke bërë homazh për sakrificën e tij: “Kujtimi i tij i paharruar”, tha Kreu i shtetit.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?