FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Meta takim me zv/kryeministrin shqiptar të Maqedonisë. Ja çfarë u diskutua

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta priti sot në një takim z. Bujar Osmani, Zëvendës Kryeministër për Çështjet Evropiane të Republikës së Maqedonisë.

Presidenti Meta, përshëndeti miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe  nga ana parlamentit të Maqedonisë, si një hap përpara për demokratizimin dhe forcimin e rrugës integruese të Maqedonisë.

Presidenti theksoi rëndësinë e  zbatimit të plotë të marrëveshjes së Ohrit, për respektimin e të drejtave të shqiptareve në Maqedoni dhe përmirësimin e  klimës se besimit të ndërsjellë në mes të shqiptareve dhe maqedonasve, në interes të integrimit euro-atlantik të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Meta, shprehu angazhimin e tij për forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, në interes të dy vendeve dhe perspektivës evropiane të rajonit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?