FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Meta takohet me krerët shqiptarë të partive në Maqedoni

Pas takimeve ditën e djeshme me presidentin, kryeparlamentarin dhe kryeministrin e Maqedonisë, presidenti shqiptar Ilir Meta ka vazhduar sot takimet e ditës së dytë.

Presidenti Meta u takua me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti; me kreun e BESA-s Bilal Kasami, me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela si dhe me kreun e PDSH-së Menduh Thaçi.

Gjatë këtyre takimeve Presidenti Meta vuri në dukje dhe theksoi rolin kyç të faktorit politik shqiptar për harmoninë ndëretnike në Maqedoni si dhe nënvizoi rëndësinë që mbart bashkëpunimi dhe dialogu konstruktiv i të gjitha forcave politike për ardhmërinë dhe perspektivën integruese euro-atlantike të Maqedonisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Meta, theksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi i të gjithë faktorëve politikë në Maqedoni për integrimet euro-atlantike dhe sigurinë rajonale.

Swiss Digital Mobile Reklama

 Gjithashtu Presidenti i Republikës zhvilloi një takim të veçantë edhe me kryetarin e opozitës maqedonase (VMRO-DPMNE), Nikolla Gruevski gjatë të cilit theksoi rëndësinë që ka roli i  opozitës në të gjitha proceset euro-integruese të Maqedonisë.

Meta në Maqedoni: Faktori politik shqiptar, kyç për harmoninë ndëretnike

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?