FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Meta takon liderin e VMRO-DPMNE: Qëllimi i përbashkët çelja e negociatave me BE

Gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut, Presidenti Ilir Meta është takuar edhe me liderin e opozitës, Kryetarin e VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.

Kreu i Shtetit shqiptar thotë se se bashkë me Hristijan Mickoskin shkëmbyen mendime të vyera për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona dhe theksuan rolin e rëndësishëm të opozitës, në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, me qëllimin e përbashkët çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Kënaqësi të takoja liderin e opozitës kryesore maqedonase, Kryetarin e VMRO-DPMNE, z.Hristijan Mickoski.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkëmbyem mendime të vyera për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona dhe theksuam rolin e rëndësishëm të opozitës, në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, me qëllimin e përbashkët çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vlerësova angazhimin dhe kontributin e VMRO-DPMNE dhe të z.Mickoski në zhvillimet demokratike të viteve të fundit në vendin fqinj, si dhe vullnetin e shprehur për përmirësimin e bashkëjetesës ndëretnike dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy popujve”, shkruan në Facebook Presidenti Meta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?