FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Meta takon shqiptarë në rrugët e Romës: U kërkova të mos e harronin kurrë gjuhën shqipe dhe Shqipërinë

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka marrë pjesë në meshën e së dielës në Kishën Ortodokse Arbëreshe të Shën Athanasit në Romë. Gjatë kësaj vizite ai ka takuar edhe shumë shqiptarë në rrugët e qytetit.

Duke postuar një video në Facebook, ai shkruan se u ka kërkuar të mos e harronin kurrë gjuhën shqipe dhe Shqipërinë.

“Kënaqësi të përshëndetesha sot në Romë, me shumë shqiptarë. Me vogëlushë të mrekullueshëm, që ju kërkova të mos e harronin kurrë gjuhën shqipe dhe Shqipërinë. Por edhe me një grup qytetarësh nga Kavaja e Besës dhe Demokracisë. Krenarë për shqiptarët tanë të mirëintegruar në shoqërinë italiane!”- shkruan ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?