Presidenti Meta takon të rinjtë shqiptarë në Gjermani

Kreu i shtetit, Ilir Meta gjatë vizitës në Gjermani është takuar me një grup të rinjsh shqiptarë që zhvillojnë praktikën në parlamentin gjerman, Bundestag.

“Kënaqësi e veçantë që u takova në Berlin me të rinj shqiptarë, praktikantë në Bundestangun gjerman.

Jashtëzakonisht të motivuar për të mësuar nga përvoja gjermane në fushën e demokracisë, funksionimin e institucioneve dhe të administratës si dhe të interesuar e të shqetësuar për të ardhmen evropiane të Shqipërisë, veçanërisht ndaj vendimit për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian. Në traditën më të mirë të dhjetëra të rinjve shqiptarë, që kanë kryer me parë këtë praktikë edhe këta të rinj do të jenë një aset i vyer për të ardhmen e vendit”,- shkruan kreu i shtetit në një mesazh në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?