Presidenti Meta takon Vlahutin: Dokumenti i BE të lexohet me vëmendje nga faktorët politikë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim Ambasadoren e Delegacionit të BE-së në Tiranë, Romana Vlahuti.

Ambasadorja Vlahutin i dorëzoi Presidentit Meta Strategjinë e re të Komisionit Europian, “Një perspektivë e besueshme zgjerimi dhe një angazhim i thelluar i BE-së në Ballkanin Perëndimor”, -si dhe Planin e Veprimit në mbështetje të transformimit të Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Meta vlerësoi synimin për të pasur një angazhim gjithnjë e më madh si nga vendet e rajonit ashtu edhe nga Bashkimi Evropian në proceset transformuese drejt anëtarësimit të plotë të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Meta nënvizoi se Strategjia e re e Komisionit Evropian është një dokument që duhet të lexohen me vëmendje nga faktorët politikë shqiptarë për t’u pasqyruar në përpjekjet dhe angazhimet e tyre drejt synimit të përbashkët të integrimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimit Evropian.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?