Presidenti Meta thirrje shqiptarëve në Maqedoni: Votoni “PRO” në referendum

Pas nisjes së votimeve për referendumin në Maqedoni ka reaguar edhe kreu i shtetit shqiptar Ilir Meta. Në një shenim në rrjeten social facebook ai shkruan se pjesmrarja më e madhe është vendimi i duhur.

“Shqiptarët e Maqedonisë kanë sot sërish mundësinë të tregojnë përkatësinë e tyre euro-atlantike jo vetëm duke votuar qartësisht PRO, por sidomos duke marrë pjesë masivisht në këtë votim historik për të ardhmen e Maqedonisë”, shkruan Meta.

Ja shenimi i tij i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot, qytetarët e Maqedonisë janë thirrur të vendosin për të ardhmen e tyre. Pjesëmarrja sa më e madhe e tyre në referendum është vendimi i duhur, i mençur dhe i përgjegjshëm në këtë ditë historike për ta. Shqiptarët e Maqedonisë kanë sot sërish mundësinë të tregojnë përkatësinë e tyre euro-atlantike jo vetëm duke votuar qartësisht PRO, por sidomos duke marrë pjesë masivisht në këtë votim historik për të ardhmen e Maqedonisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?