Presidenti Meta vizitë në familjen e Arjan Salës: Simbol i vetëmohimit

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka vizituar familjen e Arjan Salës, i cili humbi jetën mes flakëve në një qendër tregtare 4 ditë më parë për të shpëtuar mbi 20 njerëz.

Pas vizitës, Presidenti Meta u shpreh për gazetarët se ngjarje të tilla janë tronditëse dhe  çdo institucion të vihet para drejtësisë.

Vetëm falë përkushtimit të tij, heroizmit të tij u shpëtuan shumë jetë të tjera njerëzore. Është një ngjarje për të reflektuar për strukturat e reagimit të emergjencave. Edhe mediat duhet të reflektojnë dhe ngjarje të tilla t’i raportojnë pa censurë. Janë ngjarje tronditëse ku çdo institucion duhet të vihet para drejtësisë. Heroi i kësaj ngjarjeje nuk jeton më. Ne do ta kujtojmë shembullimin e tij, të një qytetari të përgjegjshëm , të një patrioti i cili pranoi të lerë pas një fëmijë jetim për të shpëtuar të tjerë“, tha Presidenti Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?