FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti: Mirënjohje për austriaken që ndihmoi për strehimin e 15 familjeve në Tropojë

Gjatë vizitës në Tropojë, Presidenti Ilir Meta mori pjesë dhe në ceremoninë e inaugurimit të banesave për 15 familje të pastreha në këtë qytet. Projekti i ndërtesave u vu në zbatim nga Bashkia Tropojë me ndihmën e humanistes austriake, Marianne Graf.

“Me kontribut të humanistes së shquar nga Austria, znj.Marianne Graf, u vu në jetë zbatimi i projektit të Bashkisë së Tropojës për strehimin e 15 familjeve të pastreha dhe në kushte shumë të vështira ekonomike, nga të cilat 6 familje nga komuniteti Rom.

Mirënjohje znj.Graf e cila ia kushtuar jetën ndërgjegjësimit të shqiptarëve për ta dashur më shumë Shqipërinë!”,- shkruan Presidenti Meta në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?