FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Pendarovski: Ndryshimi i kufijve në Ballkan sjell konflikte të armatosura

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka shprehur qëndrimin e tij kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Në një konferencë shtypi nga Sllovenia, presidenti Pendarovski u shpreh se ndryshimi i kufijve mund të çojë në konflikt të armatosur.

“Kufijtë duhet të qëndrojnë aty ku janë,- tha presidenti i Maqedonisë së Veriut. “Çdo opsion tjetër mund të krijojë një efekt domino, që mund të dëmtojë disa vende në rajon, duke përfshirë Maqedoninë e Veriut.” Ai shtoi se “ndryshimet kufitare mund të çojnë madje edhe në konflikte të armatosura.”

Marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Kosovës janë tensionuar që nga viti 2008, kur Prishtina, me mbështetjen e vendeve perëndimore, shpalli pavarësinë nga Serbia. Serbia dhe Kosova u zotuan, në vitin 2013, për një dialog të sponsorizuar nga Bashkimi Evropian, që synon zgjidhjen e një sërë dallimesh, duke përfshirë mosmarrëveshjet territoriale, por pak përparim është bërë në këtë drejtim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?