Presidenti takon ish-presidentët

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka vijuar sot takimet me ish-krerët e shtetit për të diskutuar mbi paktin detar me Greqinë dhe marrëveshjet e tjera që po negociohen me shtetin fëqinj.

Ditën e sotme, Presidentit Meta ka zhvilluar një takim me ish-Presidentin Alfred Moisu. Në mesditë u takua dhe me ish-Presidentin Rexhep Meidani.

Ndërkohë në orën 13:30, kreu i shtetit Ilir Meta priti në ambinetet e presidencës dhe ish-presidentin dhe ish-kryeministri, Sali Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dje, Presidenti Ilir Meta priti ish-Presidentin Bujar Nishani për tu konsultuar lidhur me procesin e negociatave mes dy vendeve. Në një takim të veçantë priti dhe ish-Presidentin Bamir Topi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Takimet vijnë pas letrës së ministrit Bushati ku kërkonte nga Presidenti plotfuqishmërinë për negociatat me Greqinë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese detyron ekzekutivin të marrë plotfuqishmërinë e kreut të shtetit.

Konsultat me ish-krerët e shteteve nga ana e Presidentit Ilir Meta është një praktikë e re në funksionimin e këtij institucioni, duke synuar që vendimet të jenë sa më konfrom Kushtetutës, ligjeve dhe këndvështrimeve të politikanëve me përvojën në drejtimin e shtetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?