Prodi i ”tërheq veshin” Shqipërisë: Zbatoni me shpejtësi reformat

Ish-kryeministri i Italisë, Romano Prodi ka folur për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, ku i ka kërkuar politikës që të zbatojë me përpikëri reformat e bëra.

Në konferencën e mbajtur sot në Tiranë me temë “Roli i ndërkombëtarëve në tranzicion”, ish-shefi i ekzekutivit italian shtoi se rrjedhat në vendin tonë kanë qenë të jashtëzakonshme, por edhe ndryshimet të mëdha të cilët i kanë ndryshuar plotësisht fytyrën Shqipërisë. Prodi deklaroi se reformimi i sistemit të drejtësisë, por edhe lufta ndaj krimit e korrupsionit, duhet bërë me shpejtësi.

“Një pikë e rëndësishme janë reformat e bëra, të cilat duhet zbatuar me përpikëri. Është i dukshëm ndryshimi i përditshëm juaji. Me prioritet është zbatimi i reformës në drejtësi, reformimi i sistemit të drejtësisë, lufta ndaj krimit e korrupsionit. Gjithçka duhet bërë me shpejtësinë më të madhe të mundshme, është momenti për të vepruar. Edhe ne duhet të hidhemi në aksion për të përmbushur atë që ka mbetur”, deklaroi Prodi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk ka munguar as vlerësimi për progresin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian, duke thënë se është mjaftueshëm i dukshëm. “Progresi i këtij vendi është mjaftueshëm i dukshëm. Sfida e Shqipërisë është lufta ndaj korrupsionit. Ka pritshmëri për një panoramë të re, pavarësisht tranzicionit. Ne kemi gjetur një harmoni me njerëzit në Shqipëri. Shqipëria po ecën në rrugën e duhur për integrimin në Bashkimin Europian”, tha Prodi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?