FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Projektvendimi/ Andi Erebera do të auditojë listat e zgjedhësve për zgjedhjet e 18 qershorit

Në kuadër të organizimit të zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të miratojë sot një sërë projektvendimesh që lidhen me këtë proces.

Kështu, në mbledhjen e sotme, KQZ-ja do të miratojë dhe ekspertët auditë teknicienë, që do të kryejnë verifikimin e veprimeve në bazën e të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile, për listat e zgjedhësve.

Sipas projektvendimit, mësohet se kryetari i KQZ-së, Denar Biba ka propozuar që eksperti teknicien i auditit të jetë Andi Erebara, i cili do ti bashkohet ekspertit tjetër Armand Teliti, që u miratua një javë më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jo më vonë se 30 ditë nga data e dekretimit ( 05.12.2016 ) të zgjedhjeve për kuvendin të vitit 2017, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve emëron  me vendim  dy auditë teknicien për verifikimin e veprimeve në bazën e të dhënave në Rregjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile. Të drejtën e propozimit për auditët teknicien e kanë respektivisht Kryetari dhe Zëvendëskryetari, pas konsultimit me përfaqësuesit e partisë më të madhe të shumicës dhe asaj më të madhe të pakicës në KQZ. Të drejtat, detyrat dhe kushtet e kontratës së lidhur ndërmjet KQZ-së dhe auditeve teknicien përcaktohen në udhëzimin e KQZ-së nr.2, datë 28.12.2012 të KQZ. Pas konsultimeve të bëra referuar nenit 61 pika 2 te Kodit Zgjedhor, Kryetari i KQZ-së propozon si audit teknicien Z. Andi Erebara”- thuhet në projektvendimin që pritet të miratohet sot në mbledhjen e radhës të KQZ-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas tij, kohëzgjatja e kontratës së z. Andi Erebara me KQZ-në, do të jetë nga momenti i emërimit deri në dorëzimin e raportit përfundimtar, 30 ditë përpara ditës së zgjedhjeve.

“Duke pasur parasysh ngarkesën e punës dhe kohëzgjatjen e kontratës, është propozuar që auditët teknicienë që do të mbikqyrin përgatitjen e listës së zgjedhësve, të shpërblehen me 90 mijë lekë secili për të gjithë kohën e angazhimit të tyre”- sqaron drejtoria juridike e KQZ-së në relacionin e saj.

Ndërkaq, mësohet se Andi Erebara aktualisht është drejtor i Teknologjisë dhe Informacionit në OSHEE. N

jë javë më parë KQZ-ja miratoi propozimin e nënkryetarit Hysen Osmanaj që njëri nga auditët të jetë Armand Teliti, ndërsa kryetari Denar Biba ende nuk e ka vendosur emrin për t’ia propozuar KQZ-së për audit tjetër.

Ish-drejtori i Gjendjes Civile në zgjedhjet vendore të 2011-s, Armand Teliti, ka qenë pjesë e ekspertëve auditi teknicien që monitoroi zgjedhjet vendore të 2015-ës, ku raportimi i tij në KQZ do të bëhej pjesë e debateve të forta politike mes palëve, pas denoncimit për lista fiktive zgjedhësish në Durrës dhe Kavajë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?