FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Prokjekti i kryeministrit, do të bllokohen edhe bastet në faqet e huaja

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në anëtarësimet e reja të Partisë Socialiste në Kamëz, deklaroi se do të bllokohen të gjitha bastet “online”, përfshi edhe kompanitë e huaja.

“Opozita thotë se vëllai im do të mbajë bastet, por e vërteta është që do të mbyllen që të gjitha dhe po bëjmë përgatitje për të bllokuar edhe bastet “online” që janë jashtë shtetit. Janë miliona që i merr lumi. Do të shikojmë se si do të realizohet kjo gjë”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë, më 15 tetor, u dërgoi një mesazh anëtarëve të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, ku siguron se bastet do të mbyllen në 31 dhjetor dhe nuk do të ketë asnjë “monopol online”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kanë nisur t’ju çojnë lumenj mesazhesh nëpër telefona kundër mbylljes së basteve! Janë të orkestruara nga burgu e nga llagëmet e atyre që fshihen pas kompanive, prandaj mos e vrisni mendjen dhe mos dëgjoni as shpifjen për “monopol online” sepse s’do të ketë asnjë lloj monopoli”, ka thënë Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?