Prokurorët zbarkojnë të zyra e Ruçit
Një grup prokurorësh kanë zbarkuar në kryesinë e kuvendit për të komunikuar me Gramoz Ruçin në lidhje me heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri.
Ende nuk dihet nëse parlamenti do të mblidhet këtë të enjte për të votuar për heqjen e imunitetit të ish ministrit, pasi 19 tetori shënon një ditë pushimi për shkak të “Lumturimit të Nënë Terezës”.
Ardhja e prokurorëve bëhet për të dorëzuar në mënyrë zyrtare kërkesën për leje për heqjen e imunitetit të Tahirit, i dyshuar se ka patur lidhje me grupin kriminal të Habilajve. Tahiri akuzohet për dy vepra penale, atë të “Trafikut të narkotikëve” dhe të “Korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë”.
KOHA JONË SONDAZH

