Propozimi për të bllokuar arrestimin e deputetëve, Bylykbashi: Frikë nga SPAK

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi i ftuar në studion e REPORT TV për të komentuar projektvendimin e shumicës për të ndryshuar rregulloren e Kuvendit, që synon bllokimin e arrestimit të deputetëve deklaroi se po bëhet, pasi Rama ka frikë nga drejtësia dhe kërkon ta bllokojë si në rastin e Tahirit.

“Është e qartë, kërkesa vjen nga Rama, pjesa që ka më frikë sot Reformën në Drejtësi dhe Tahiri është prova. Në të ardhmen do të kërkoj kokën e ministrave të tjerë të Ramës. Propozohet me një procedurë të përshpejtuar që të futet në parlament nga frika e Ramës.

Mbrojtja e deputetëve është vetëm nga arrestimi dhe kontrolli i banesës. Kjo shumicë vendosi që të mos e hiqte imunitetin, duke kërkuar prova, pra parlamenti i dha të drejtë vetes të bëhet gjykatë. Rama po kërkon të legjitimojë procesin anti-kushtetues që bëri me Tahirin.  Ky është tregues i frikës së Ramës se do të vijnë procese të tjera dhe po krijon barrierën për kërkesat që mund të vijnë nga SPAK-u” deklaroi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?