Protesta, Ambasada e SHBA-shtetasve: Qëndroni larg Kryeministrisë

Përmes një emaili drejtuar shtetasve amerikanë në Shqipëri, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u bën thirrje të shmangin vendet ku nesër opozita do organizojë protestën e saj.

Një ditë para protestës ambasada amerikane këshillon shtetasit e saj të bëjnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe në Sheshin “Skënderbej”.

Por duhet theksuar se ky është një njoftim i zakonshëm që ambasada amerikane gjithmonë i drejton shtetasve të saj një ditë para se të ketë zhvillime të tilla, si protesta apo manifestime të mëdha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ambasada amerikane i kërkon shtetasve të saj të monitorojnë mediat vendase për të mësuar informacionet e fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?