Protesta, Balla: Militantët e PD po luajnë me jetën e fëmijëve
Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla, ka reaguar pas protestës së banorëve të fshatit Mengël të Elbasanit. Përmes një postimi në facebook, ai thotë se jeta e fëmijëve po përdoret si mish për top nga PD-ja për luftën politike, ndërsa shton se punimet për rikonstruksionin e shkollës do të fillojnë nesër.
Prej tre javësh me radhë fëmijë dhe nxënës protestuan përpara ambienteve të shkollës për hapjen e saj, ndërsa ditën e sotme kanë bllokuar aksin nacional Elbasan-Librazhd, duke paralizuar qarkullimin e automjeteve.
Protestuesit kanë paralajmëruar se nëse nuk marrin një përgjigje konkrete për hapjen e shkollës, ata do ta mbajnë rrugën të bllokuar deri në orën 16:00, ndërsa paralajmëron edhe përshkallëzimin e protestës në ditët në vijim, ndërsa për të hapu rrugën ka ndërhyrë FNSH.
Statusi i Ballës
Nuk ka turp më të madh për politikën kur përdor edhe jetën e fëmijëve si mish për top në luftën politike. Nesër fillojnë punimet e rikonstruksionit të Shkollës në Mengël të Elbasanit, sepse shkolla eshte e demtuar dhe ne kushtet qe eshte rrezikon seriozisht te shembet dhe te zere femije e mesues brenda. Fillon neser sepse procedurat e tenderimeve publike kerkuan kohen e vet minimale.
Une nuk e kuptoj pse politika e zymte e PD, nje partie qe ka humbur toruan, pa ekip, pa program, pa lidership, me ca militante te papergjegjshem duan te luajne me jetet e femijeve. “Duam te bejme mesim ne shkollen qe po shembet”, “Nuk duam rikonstruksionin”, “Nuk i cojme femijet 1 muaj ne nje shkolle tjeter”.
Me thoni si mund t’ua zgjidhesh kete kerkese pa kuptim. Kur brenda disa ditesh shkolla do te kete soleta te reja dhe vetem atehere mund te zhvillohet mesimi normalisht. Kjo lloj politike e ulet nuk eshte politike per hallin e shkolles se femijeve, por per hallin e pazgjithshem te Lulit dhe te partizes se tij, dikur Partia Demokratike. #EgjithëVëmendjapërFËMIJËT
KOHA JONË SONDAZH

