FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protesta e 27 janarit, Nishani: Populli të mbështesë opozitën

Dy ditë përpara protestes së opozitës, ish-kreu i shtetit Bujar Nishani i jep mbështetjen e tij kësaj të fundit. Gjatë një interviste për ”Ora News” nga Shkodra, Nishani deklaron se ajo del përtej dimensionit politik pasi shqiptarët përmes këtij reagimi shprehin publikisht mos dakortësinë me realitetin që jetojnë dhe problematikat që përballen.

”Gjykoj që sot protesta është përtej dimensionit të objektivave politike të një partie të caktuar ose thjesht opozitës. Është një mundësi për të treguar që shqiptarët atë mosdakordësi me realitetin që jetojnë dhe që e shprehin në familje apo mes miqsh ta demonstrojnë edhe në formë publike”,-tha Nishani.

Si ish-kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Nishani analizon edhe zhvillimet me reformën në drejtësi, për të cilën thotë se tendenca për ta kapur ka nisur që në 2014-ën, kohë kur ai mbante detyrën e Presidentit të Republikës.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Ka kulmuar me futjen brenda mekanizmave të individëve që janë subjekt i drejtësisë, ekstemistë ideologjik dhe politik”,-shtoi Nishani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?