Protesta e banorëve për shkollën. Deputeti i PD: Po dhunohen nga policia
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, e ka cilësuar sjelljen e policisë me banorët e fshatit Mengel të Elbasanit si fytyrën e vërtetë të pushtetit të kryeminsitrit Rama.
“Sot pushteti i Ramës ka treguar fytyrën e tij të vërtetë. Në vend që t’i sillte shkollën fëmijëve, në vend që të respotkonte dëshirën e tyre për të drejtën më themelore, të drejtën e arsimimit, ka sjellë forcat speciale të policisë të cilat janë sjellë brutalisht me fëmijët dhe nënat e tyre”, tha Boçi.
Më tej, ai solli në vëmendje se edhe pse banorët po protestojnë prej tre javësh nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga asnjë prej institucioneve teksa siguroi se PD do të jetë në krah të banorëve dhe të kërkesës së tyre.
https://www.facebook.com/luciano.boci.5/videos/2184687631775078/
“I kanë tërhequr zvarrë dhe nuk japin zgjidhje prej gati tre javësh. Ka tre javë që Mengeli është ngritur në këmbë për shkollën e vetë e cila duket që është dhënë për interesa klienteliste dhe nuk ka asnjë përgjigje.
Heshtja e qeverisë i ka detyruar të ulen këtu në shesh dhe të vazhdojnë të kërkojnë të drejtat e tyre. Protesta do vazhdojë dhe njerëzit nuk lëvizin. Ne do jemi në krah të banorëve dhe të kërkesës së tyre”, theksoi Boçi.
KOHA JONË SONDAZH

