Protesta e opozitës, Naço thirrje qytetarëve: Të bashkohemi kundër arrogancës së oligarkëve!

Kur na ndajnë vetëm pak orë nga protesta e ditës së nesërme, ish-ministri i Drejtësisë Nasip Naço u ka bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen kundër kësaj qeverie.

Në një status në profilin e tij në ‘Facebook’, Naço shprehet se qytetarët kanë shumë arsye për të protestuar ditën e nesërme kundër pushtetit të kryeministrit Edi Rama, që sipas tij virtytin më të madh ka papërgjegjshmërinë.

Ish-ministri i Drejtësisë ka një thirrje edhe për qytetarët e qarkut të Beratit, nga ku edhe doli deputetit i LSI-së në zgjedhjet e 25 qershorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Qytetarët e qarkut të Beratit dhe gjithë Shqipërisë #Gati të #Protestojmë më datë #27Janar për t’iu rikthyer njerëzve besimin dhe shpresën për të ardhmen e tyre dhe fëmijëve të tyre.”, -shkruan Naço.

Swiss Digital Mobile Reklama

Reagimi i Naços:

Të gjithë së bashku nesër të protestojmë kundër një pushteti i cili virtytin më të madh ka papërgjeshmërine!

Të bashkojmë zërin kundër arrogancës së oligarkëve që po ju grabisin bukën e gojës, dinjitetin dhe shpirtin Shqiptarëve

Së bashku t’i themi mjaft më shkeljes me këmbë dhe mospërfilljes të atyre që kanë për detyrë të na ofrojnë një jetë më të mirë!

Qytetarët e qarkut të Beratit dhe gjithë Shqipërisë #Gati të #Protestojmë më datë #27Janar për t’iu rikthyer njerëzve besimin dhe shpresën për të ardhmen e tyre dhe fëmijëve të tyre.

Ditën e nesërme në orën 12:00 opozita e bashkuar ka lajmëruar se do të mbajë një protestë të madhe kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, pasi sipas saj, e ka zhytur vendin në varfëri si dhe ka shkelur më shumë se një herë Kushtetutën e Shqipërisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?