Protesta në Elbasan, Kërpaçi: Policia ka dhunuar fëmijët

Protesta e banorëve të fshatit Mengel në Elbasan është përshkallëzuar në përplasje me policinë për shkak të bllokimit të rrugës. Ndërkohë që policia është përpjekur për të hapur rrugën, ka hasur në rezistencën e banorëve duke bërë që të tensionet situata dhe gjatë përleshjes të traumatizojnë edhe fëmijët që ishin të pranishëm aty.

Siç mund të shihet edhe nga video më poshtë, fëmijët  janë traumatizuar dhe kanë nisur të qajnë, madje duke thënë janë goditur nga Forcat Speciale.

Më gjuajtën policët te koka!’ shprehet një djalë i vogël duke qarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://www.facebook.com/ShqiptarjaCom/videos/955195064682195/

Swiss Digital Mobile Reklama

Banorët dhe fëmijët shprehen se nuk do të lëvizin nga aty deri sa të vijë përfaqësuesi i ministrisë së Arsimit. Protesta e tyre ka si shkak mbylljen e shkollës dhe zhvendosjen e nxënësve në Elbasan, por banorët dhe nxënësit nuk janë dakord më këtë vendim pasi shprehen se për ta është shumë larg Elbasani.

Veç deçutetëve të PD, në protestë marrin pjesë dhe deputetë të LSI. Deputetja e LSI, Floida Kerpaci pas takimit me banorët deklaroi se “ky është shteti i dhunes! Forcat Speciale të policisë kanë dhunuar fëmijët. Kerkesa e banoreve është legjitime’.

Prononcimi  i deputetes së LSI-së, Floida Kërpaçi nga protesta që po zhvillohet për shkollën në Mengël të Elbasanit:

Ndodhemi sot në një situatë të jashtëzakonshme, ku me të drejtën e tyre prindër, familjarë, të rinj, kanë dalë për të protestuar për një të drejtë e cila sot po iu mohohet. Sot, këtu jemi qindra dhe mijëra banorë dhe shumë të rinj, të cilët nuk kanë mundësi të ndjekin arsimin. Ky Kryeministër  po dhunon të rinjtë, po dhunon këta qytetarët këtu, po dhunon këta bashkëmoshatarët tanë dhe sot kam vetëm një mesazh. Ky shtet sot nuk po dhunon vetëm këta të fëmijë që janë sot këtu, ky shtet më ka dhunuar mua, prindërit tanë, ka dhunuar gjithë shoqërinë shqiptare, prandaj nga sot kemi një mesazh të qartë mbështetës për të gjithë banorët, për të gjithë të rinjtë që janë këtu. Ne nuk do largohemi nga këtu dhe kemi një mesazh shumë të qartë për këtë qeveri të dhunës që ka instaluar dhunën, krimin dhe modelin e të qenit dhunues të vendit tonë. Nuk do largohemi dhe do ta merrni përgjigjen nga qytetarët, nga banorët, nga të rinjtë. Kjo situatë që po ndodh këtu nuk do tolerohet dhe bashkë me të rinjtë, do reagojmë, do protestojmë, sepse në fund të fundit jemi ngritur për një të drejtë legjitime që e ka gjithsecili, të drejtën për arsimin. Dhe të gjithë të rinjtë, të cilët jo vetëm që janë dhunuar, por edhe janë shoqëruar në polici, bëjmë thirrje të menjëhershme që të lirohen. Sepse sot të rinjtë që protestojnë për arsimin , jo vetëm që dhunohen, por edhe arrestohen, ndërsa kriminelët dhe banditët janë të lirë, udhëtojnë dhe ecin të lirë. Pse? Sepse kanë mbrojtjen e shtetit. Shteti ka rënë, ka treguar që është me dhunën dhe jo me qytetarët e saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?