FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protestë në Himarë, Neranxi: Rama po ndez vatra armiqësi

Në këto momente në Himarë po mbahet protesta e paralajmëruar nga komunitetit himarjot për çështjen e pronave. Organizatori i kësaj proteste, biznesmeni Nikollaq Neranxi në fjalën e mbajtur i ka kërkuar Kryeministrit Edi Rama që të anulojë planin e zhvillimit që përfshin shembjen e shumë shtëpive në Himarë.

Neranxi i kujtoi kreut të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro dhe Kryeministrit, Edi Rama se do të mbajnë përgjegjësi për këtë që po bëjnë. Ai theksoi se para dhe pushteti po u errëson sytë dhe se nuk dinë se çfarë po bëjnë.

“Kam një mesaxh personal për Kryeministrin Rama. Duke pasur mamanë nga Vunoi ne kemi njohje shumë të vjetër z. Rama. Z. Rama meqë ke menduar dhe të pleqërosh në këto anë dhe jot ë ikësh diku gjetkë, si ta mori mendja t’i prishësh shtëpinë djalit tim!

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk mendove sado pak për të ardhmen e djalit tënd Zaho? Si bij të familjeve që kanë njohje të vjetra. Çfarë do t’i tregojnë njëri-tjetrit këta kur të rriten… sesi babai i njërit grabiti shtëpinë e tjetrit?! Pse ndez vatra armiqësie që do të mbarten në breza z. Rama? Thirri mendjes dhe anulo urgjentisht çdo plan ogurzi për të ç’bërë Himarën”, deklaroi Neranxi./Panorama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?