PS: Basha e ka vënë partinë në shërbim të familjes

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati akuzoi sot kreun e PD se në listën e biznesnëve që ka sulmuar janë dhe kompani që kanë dhënë miliona lekë për familjarët e tij.
Deklarata e plotë për media e deputetit të Partisë Socialiste, Ervin Bushati:

Lulzim Basha po përpiqet të heqë vëmendjen nga skema e tij e gjobëvënies, duke sulmuar përditë çdo deputet të Partisë Socialiste që publikon prova kundër kunatit të tij.

Përse një parti që ka heshtur kur humbi zgjedhjet dhe për shumë çështje të tjera me interes publik, është kaq e ndjeshme kur përmendet kuleta e kunatit?

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo provon atë që ka kohë që flitet brenda Partisë Demokratike: Luli ka vendosur të gjithë partinë në shërbim të interesave të ngushta të familjes së tij!

Swiss Digital Mobile Reklama

Ditë pas dite, ju kemi treguar se si brenda një viti, kunati përfitoi 220 milionë lekë nga kompania “Gener 2” dhe mbi 100 milionë lekë prej grupit “Kastrati”. Të dy këta biznesmenë kanë përfunduar në “listën e zezë”, të atyre që Basha i anatemon si kriminelë dhe oligarkë.

Sot ju sjellim një tjetër rast!

“Intersig” dhe “Noa”, dy kompani në pronësi të Gentian Sulës, kanë derdhur në llogari të kunatit me dhjetëra milionë lekë

brenda një viti të vetëm. Edhe ky biznesmen, figuron në listën e Lulit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?