FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PS kundër nismës për ndryshimin e Kushtetutës, opozita braktis Kuvendin

Sesioni i ri parlamentar ka nisur me bojkot nga ana e opozitës. Deputetët e opozitës braktisën sallën e Kuvendit. Shkak është bërë refuzimi i Gramoz Ruçit për të futur në kalendarin e punimeve të nismës së 55 deputetëve për të ndryshuar Kushtetutën në pjesën e ligjit për Prokurorinë.

Kërkesa u prezantua nga kreu i grupit të PD-së, Edmond Spaho si dhe kryetari Lulzim Basha. Por ajo u refuzua nga mazhoranca me pretendimin se ishte paraqitur me vonesë. Pas këtij momenti deputetët e opozitës kanë dalë në salla. Pak minuta më vonë, kryetari Gramoz Ruçi e ka mbyllur seancën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?