PS përkujton masakrën e 4 Shkurtit

Është përkujtuar sot masakra e 4 Shkurtit në ambientet e gjimnazit “Sami Frashëri”, nën kujdesin e Organizatës Kombëtare të Dëshmorëve dhe Heronjve të LANÇ. Ky aktivitet u nderua me pjesëmarrjen e Sekretarit Sekretarit të Përgjithshëm të PS Taulant Balla, zëvendësministrit të Mbrojtjes Petro Koçi, kryetarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës Aldrin Dalipi dhe autoriteteve të tjera shtetërore.

4 Shkurti i vitit 1944 do të mbahet mend si një nga masakrat më të rënda, ku u pushkatuan 84 antifashistë dhe 400 të tjerë u mbyllën në kampet e përqëndrimit.

Në fjalën e tij, z. Balla falenderoi organizatën që çdo vit e përkujton këtë datë të rëndësishme duke organizuar aktivitete në shkollat e Tiranës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputeti Balla u shpreh se debati për datat e historisë nuk bëhet nga historianët, por nga ata që nuk kanë asnjë kontribut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një fakt i rëndësishëm është premtimi që z. Balla u dha familjarëve të dëshmorëve:

“Të jeni të sigurt që në programin e ardhshëm të këtij sesioni, pra në 3 muajt e ardhshëm, me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, ne do të kalojmë pikërisht një kuadër të plotë ligjor, i cili i jep familjeve të heronjve dhe dëshmorëve të atdheut në LANÇ statusin e merituar për kontributin në çlirimin e atdheut.

uk ka asnjë dyshim që LANÇ është një prej momenteve më të rëndësishme në historinë e atdheut tonë, sepse është një prej atyre momenteve ku Shqipëria është radhitur përkrah SHBA, Britanisë së Madhe, Francës, një aleance e cila e çliroi Europën dhe botën nga një e keqe e madhe sikur se ishte nazifazhizmi.

Në këtë kontekst, masakra e 4 Shkurtit është një prej atyre momenteve ku jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë duhet të ndalemi për të kuptuar se si një pjesë e vogël e shqiptarëve u bënë bashkëpunëtorë me pushtuesin dhe duke qenë autorët e urdhëruesit e një prej masakrave më të rënda të ndodhura në rajonin e Tiranës, në 3 duke u gdhirë 4 Shkurti.

Meqënëse këtu kam Aldrinin, kryetarin e Këshillit të Qarkut, do t’i kërkoja që jemi të vonuar, por jemi në kohë për të patur në Tiranë një memorial kushtuar dëshmorëve të 4 Shkurtit.

Së fundi, jo pa qëllim dua ta përmend, sepse edhe debati për 29 Nëntorin nuk bëhet nga historianët, por bëhet pikërisht nga ata njerëz të cilët ishin bashkëpunëtorë me pushtuesin, nuk kishin asnjë lloj kontributi në LANÇ dhe që mundohen që 29 Nëntorin ta fshehin pas 28 Nëntorit për të fshehur vlerën e vërtetë të LANÇ. Megjithatë, ne besoj këtë betejë e kemi fituar; LANÇ meriton respektin e të gjithë brezave.

Përshëndes Organizatën Kombëtare të Dëshmorëve dhe Heronjve të LANÇ, që këtë traditë të bukur për përkujtimin e një prej masakrave më të rënda të ndodhura në Tiranë, e bën vit për vit në të gjitha shkollat e Tiranës.
Përgëzime drejtoreshës së shkollës, përgëzime organizatës, përgëzime këtyre vajzave e djemve të rinj që dinë të çojnë përpara amanetin e dëshmorëve të atdheut. Sikurse unë jam krenar që Partia Socialiste e Shqipërisë sot është një forcë politike që po e çon përpara amanetin e tyre, po të kemi parasysh përpjekjen tonë të vazhdueshme për një shtet ligjor, për një shtet me barazi sociale dhe sigurisht për integrimin europian të Shqipërisë.” 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?