PS, thirrje prokurorisë: Hetoni koncesionet e Berishës

Pas akuzave të shumta që erdhën nga SHBA për shkak të zbulimit të skemës së korrupsionit me koncesionet e skanimit në dogana, ka reaguar edhe PS.

Ka qenë deputetja e PS, Blerina gjylameti ajo që përmes një deklarate për mediat i bën thirrje prokurorisë të nisë hetimet dhe të mos heshtë përballë fakteve.

Partia Socialiste, në mënyrë të përsëritur, ka denoncuar aferën e koncensionit të kontenierëve si një prej aferave më të mëdha të qeverisë Berisha. Një ditë më parë, rrjeti prestigjioz “Bloomberg” publikoi prova të pakundërshtueshme se gjysma e 250 milionë dollarëve të kontratës së lidhur midis shtetit dhe kompanisë amerikane që fitoi tenderin, iu kalua në formë ryshfeti ish kryeministrit Berisha dhe njerëzve të tij më të afërt. E gjithë kjo aferë ndodhi vetëm disa muaj përpara zgjedhjeve të 2013-s, kur qeveria Berisha, e sigurt për humbjen, tentoi të vidhte gjithçka që kishte mbetur ende për t’u vjedhur në vend. Mediat ndërkombëtare dhe ekspertë ndërkombëtarë japin prova të pakundërshtueshme të faktit që përmes këtij tenderi, ish kryeministri Berisha futi në xhepat e tij mbi 100 milionë euro me një firmë të vetme. Ndaj është e drejta e çdo qytetari shqiptar të pyesë Prokurorinë se përse nuk ka nisur asnjë hetim ndaj kësaj mega afere. Provat kanë pothuajse pesë vjet që janë mbi tryezën e Prokurorisë. Tashmë, ato po bëjnë edhe xhiron e botës duke dëmtuar rëndë imazhin ndërkombëtar të vendit. A do të vendosë më në fund, pas këtij denoncimi të ardhur nga SHBA, që Prokuroria të nisë të bëjë detyrën e saj?” – shkruan në deklaratë ndër të tjera Gjylameti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?