”Pse nuk keni folur për drogën?” Vlahutin zihet ngushtë dhe thotë se…

Në prezantimin e strategjisë së zgjerimit për Ballkanin Perëndimor, u dhanë shumë mesazhe, ku njërën prej tyre e ka Mogherini, ku tha se 2025 nuk është afat, por perspektivë realiste.

Interesimi se si do të jetë rruga e Shqipërisë, pati vëmendjen maksimale nga gazetarët e pranishëm. Një prej pyetjeve të drejtuara Ambasadores së BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, ishte pak provokuese dhe e vuri në ”siklet” Vlahutin.

Kjo pasi, pyetja bëri që Vlahutin për herë të parë të thotë disa fjalë për drogën e mbjellë në Shqipëri, si dhe për numrin e madh të azilkërkuesve. Ajo u shpreh se raporti i Guardia di Financës tregon për luftën ndaj drogës.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Pse nuk keni folur për drogën dhe azilkërkuesit”, ishte pyetja e gazetarit Vladimir Lame për Vlahutin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përgjigja e ambasadores Romana Vlahutin: ”Nuk e keni dëgjuar mirë, e kemi thënë disa herë. Kemi punuar mjaft fort për ti përballuar të dyja çështjet edhe raporti i GDF-së ka thënë se është eliminuar në 90%. Të shohim këtë vit. Të shohim raportin në prill të kolegëve në BE se si e kanë parë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?