FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pse nuk shkove në festën e PD? Majlinda Bregu: S’bëj qokë në shtëpinë time

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu në një reagim për News 24 sqaron arsyet pse nuk shkoi në festën e 27 vjetorit të themelimit të partisë Demokratike.

Sipas saj, ftesa e sotme ishte farsa e radhës e kreut të PD-së Basha që bën thirrje për bashkim, në një kohë që siç thotë Bregu, nuk mund të vijë pa marrë përgjegjësitë.

“Ftesa për sot ishte një formalitet për qokë ndaj Lulzim Bashës dhe unë qokë në shpinë timë nuk bëj. Prandaj sot nuk mund të jetë dita e bashkimit. Sepse premtimi i sotëm për bashkim, garë e reflektim është farsa e radhës! Sepse nuk vjen bashkimi, pa marrë përgjegjësinë e pa reflektuar për ndarjen, fyerjen e demokratëve dhe katandisjen e Shqipërisë pas 27 viteve demokraci, pa opozite! Dhe meqë s’ jam as te themeluesit, as te përmbaruesit, zgjodha te mos shkoj”,- thotë Bregu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?