FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Publikohet për herë të parë foto, Saimir Tahiri në një skaf me Artan Habilajn

Është publikuar sot në media e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Politiko.al ka siguruar nëpërmjet një burimi policor një foto të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në një skaf me kushëririn e tij Artanin, një prej krerëve të bandës së Habilajve, në një plazh të Karaburunit në verën e vitit 2014.

Fotoja është marrë nga distanca dhe nuk është shumë e qartë, por pamja e Tahirit është e dallueshme, siç është e dallueshme edhe stema e Policisë shqiptare në mëngën e një prej burrave që gjeneden në skaf, me sa duket një prej shoqëruesve me uniformë të ministrit të Bendshëm të kohës.

Fotoja është marrë nga një pjesëtar i uniformave blu dhe i është dërguar Politiko.al me kushtin e ruajtjes së burimit. Deputeti Saimir Tahiri i Partisë Socialiste është nën hetim nga Prokuroria për implikim të mundshëm në trakun e drogës, pas indicieve të forta të siguruara nga dosja e Prokurorsë italiane, pjesë të përgjimeve audio të së cilës i ka publikuar ekskluzivisht Politiko.al gjatë muajit janar.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?