Qëndrimi fortë i LSI. Kryemadhi: Rama kreu grusht shteti ndaj drejtësisë
Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar ashpër sot kundër vendimit të PS për të mos i hequr mandatin e deputetit, Saimir Tahirit, pas akuzave të prokurorisë për “trafik droge” dhe “korrupsion”.
Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi u shpreh se sot Edi Rama kreu grusht shteti kundër drejtësisë dhe Parlamentit, me rrëzimin e akuzave ndaj ish-ministrit. Kryetarja e LSI shtoi se mazhoranca sot votoi pro-narko qeverisjes me mbrojtjen që po i bën Saimir Tahirit.
https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/1414270388685699/
Kryetarja e LSI akuzoi kryeministrin Edi Rama se ai nuk e do Refomën për Dretjësi, e cila sipas saj është e vetmja që mund t’i sjellë drejtësi shqiptarëve.
Konferenca për shtyp e Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi
Sot Edi Rama dhe Mazhoranca e tij e krimit kanë kryer një grusht shteti ndaj parlamentarizmit, drejtësisë dhe së vërtetës.
Grushti i Shtetit ka vetëm 1 qëllim: Krijimin e hapësirave pa fund të trafikut të drogës dhe të kriminalitetit që drejtohen nga Narkoqeveria.
Sot mazhoranca votoi pro Narkoqeverisjes. Për herë të parë në vite pengohet Prokuroria që të bëjë punën e saj për të zbardhur një veprimtari kriminale shumë të rëndë, duke mos pranuar kërkesën e Prokurorisë.
Narkoqeverisja nuk ka hezituar të arrestojë qytetarët shqiptarëpërmospagesën e 5000 lekë të vjetra tëenergjisë, tashmë për veten e saj bëhet bllok për të penguar në mënyrë flagrante Prokurorinë me masat që ajo kërkoi.
Kryeministri i rënë Edi Rama ka dy standarte: 1 drejtësi për vete dhe jeniçerët e tij tënarkotrafikut dhe 1 drejtësi tjetër për qytetarët shqiptarë. Sot më shumë se kurrë, pa u bërëVetingu në politikë, nuk mund të ketë drejtësi të vërtetë për shqiptarët. Sot Edi Rama vërtetoi edhe njëherë qëështë peng i krimit, i bandave, por më shumëështë peng i frikës dhe i kërcënimit të bashkëpunëtorëve të tij. Edi Rama me këtë votim i bëri sot shërbim frikës së tij të madhe, pasi zbardhja e kësaj çështje shumë të rëndë do të nxjerri në dritë fakte të tjerë më të rënda të implikimit të Edi Ramës, të bashkëpunëtorëve të tij dhe tëtë afërmeve të tij. Frika që ka përfshirë bandën e kriminalizimit të shtetit po kërcënon hapur shqiptarët dhe jetën e tyre çdo ditë e më shumë. Parlamentarizmi mori fund, demokracia është sot më e rrezikuar se kurrë ndonjëherë. Të dyja së bashku janë vendosur nën thundrën e krimit tëorganizuar dhe mafies në pushtet. Nuk ka më shqiptarë dhe besoj as ndërkombëtarë, që të besojnë në dënglat dhe batutat e tij për Reformën në Drejtësi, se paskan qenë të vërteta.
Një njeri që nuk i heq privilegjin e imunitetit pagatorit te tij nuk mund të pretendojë kurrë se ka vullnet dhe jo më dëshirë për të bërë Reformën në drejtësi.
LSI gjithmonë ka qenë e palëkundur përsa I përket imunitetit të deputetit. Ajo ka kërkuar që në vitim 2009 që deputetët të mos kenë imunitet, e ka ripërsëritur në 2012, dhe e rikonfirmoi përsëri se kjo gjë duhet të ndodhë sa më shpejt. Përpara këtij grushti shteti ka vetëm një qëndrim: të gjithë së bashku në një front qytetar për të shpëtuar Shqipërinë nga droga, krimi dhe Narkoqeveria që po drejton vendin. Çdo ditë që po kalon, është një ditë më shumë në tragjedinë që po kalon Shqipëria dhe e ardhmja e fëmijëve të shqiptarëve.
KOHA JONË SONDAZH

