FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Qeveria lavdërohet në Kuvend për përmbytjet, Berisha: Cinizëm total, po injoroni njerëzit

Ish-Kryeministri Sali Berisha është revoltuar sot në Kuvend duke dëgjuar ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka tek fliste për përmbytjet.

Nga vendi, Berisha i indinjuar iu drejtua Kryeministrit Rama dhe Xhaçkës ku adresoi akuza ndaj qeverisë, e cila sipas tij u tregua terësisht cinike ndaj të përmbyturve nga vërshimet e fillim dhjetorit.

Duke i përgëzuar për shpërblimet e dhëna ndaj ushtarakëve që asistuan për përballimin e emergjencës, Berisha tha se shpërblimi duhet të kishte nisur nga ata banorë që sot kanë mbetur pa banesa dhe  ushqim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Berisha: Ndodhi një katastrofë në zonën e Vjosës dhe zona të tjera, nuk ka gjë më çnjerëzore, më të shpërfytyruar para njerëzve sesa rrahgjoksja, krenaria absurde e këtyre qeveritarëve të cilët rrinë dhe i bëjnë elozhe njëri-tjetrit, harrojnë se u është mnbytur gjëja, u është mbytur e gjithë shtëpia, janë të sëmurë, janë pa bukë, janë pa asnjë ndihmë. Dhe këta rrinë e lavdërojnë njëri-tjetrin, njëri thotë se Olta ka qëndruar 48 orë pa gjumë, sikur të ishte ky monitori i gjumit të saj. Tjetra thotë jam krenar me atë dhe me këtë, krenar me përmbytjet, me vuajtjen e njerëzve, me braktisjen e njerëzve. Si ka mundësi more njerëz që ky moral sillet në parlament, të paktën mbajeni për kabinetin qeveritar, mos na e sillni në parlament. Qëndrimi juaj ndaj të përmbyturve është cinizëm total, injorim  total i pasojave të rënda me të cilat u përballën. Shumë mirë që shpërblyet ushtarakët dhe u përgëzoj për këtë, por para së gjithash duhet të shpërblejhen ata të cilët nuk kanë kotheren, sepse ua mori Vjosa, vodhët fondet, thoni keni investuar 10 milion euro në pritat e Vjosës, i keni vjedhur 10 milion euro në Vjosë. Shkoni dhe shikoni pritat e ndërtuara disa vite me parë nuk kanë lëvizur vendi, ndërsa pritat tuaja i mori lumi si të ishin prej kartoni. Zoti kryetar, kjo që bëjnë është dezuhumanizim i parlamentit. Ndaj këtu lavdërime, rrahje gjoksi mbi mjerimin, vuajtjen, dhimbjen e qyterarëve të përmbytur nga babëzia dhe abuzimi i atij njeriu aty dhe Ministrave të tij nuk duhet të ketë më. Kjo ishte kërkesa ime.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?