FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reagon gjermani Henze: Rama, qeveri e mafias

Martin Henze, këshilltari për çështjet ekonomike në CDU-në gjermane, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“O Artist po ç’bëhet kështu o vëlla, po edhe për atë “kryekëshilltarin e Merkelit” paske gënjyer mor burrë! Për atë Martin Hemcen e kam llafin që CDU thotë tani s’e njohim fare(!), kurse ti na pate thënë se ai bëri programin bombastik ekonomik të PD me porosi direkt nga Merkeli!”, shkruan Rama në postimin e tij.

Nuk ka vonuar përgjigja e vetë Martin Henze, i cili menjëherë pas këtij postimi ka komentuar duke thënë se ato media që kanë publikuar lajmin se Henze nuk është këshilltar i Merkel, duhet të merren me ato çfarë ka publikuar gazetari i BILD, Peter Tiede.

Swiss Digital Desktop Reklama

Henze ka vazhduar me nota edhe më të ashpra, duke e quajtur qeverinë e Ramës si mafia e vërtetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Z. Rama, ata duhet të merren më tepër me publikimet e shërbimit të tyre sekret, ashtu siç tha kolegu i gazetës Bild, “mafia nuk e heton vetë, qeveria e Ramës është mafia”, shkruan Henze.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?