FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama-Bashës: Gënjeve për këshilltarin e Merkel

Përmes një postimi në Twitter, Kryeministri Edi Rama i është drejtuar sërish kreut të PD-së, Lulzim Basha, teksa i thotë se paska gënjyer edhe për kryekëshilltarin e Merkel, Martin Henze. Sipas Ramës, CDU-ja thotë se nuk e njeh fare këtë këshilltar, duke shtuar se Basha pati thënë se ai bëri programin bombastik ekonomik të PD me porosi të Merkel.

Postimi i plotë

”O Artist po ç’bëhet kështu o vëlla, po edhe për atë ”kryekëshilltarin e Merkelit” paske gënjyer mor burrë! Për atë Martin Hemcen e kam llafin që CDU thotë tani s’e njohim fare(!), kurse ti na pate thënë se ai bëri programin bombastik ekonomik të PD me porosi direkt nga Merkeli. Apo thuaj rrena është më e kollajshme se puna e shyqyr që janë qimrat.net bahrifallirakipi.lesh me krasten.com e me andilubonjen.al dhe shit rrena se i ha populli, siç i hëngrën deputetët e kryebashkiakët kur u the Gjermania është me revolucionin”, shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?