FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama, batuta me rektorin e UBT-së: S’i kam qejf komplimentet, por i pranoj nga një njeri që s’më ka votuar kurrë

Kryeministri Edi Rama nga Universiteti Bujqësor i Tiranës nuk i ka kursyer batutat, ndërsa pranoi se ka bërë “paqe” me rektorin Fatbardh Sallaku.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë theksoi se ndonëse nuk i pëlqejnë komplimentet, do i pranonte nga një njeri që nuk e kishte votuar kurrë.

S’i kam qejf komplimentet, por nga dikush që s’më ka dhënë votën asnjëherë, i pranoj. Më vjen mirë që me rektorin dhe stafin drejtues të këtij universiteti kemi bashkëpunim të ngushtë. Bashkëpunim intensiv dhe ma ha mendja me dobi të madhe, që duket hap pas hapi, në favor të universitetit. Për mua është një ditë e shënuar me rektorin, pasi në të drejtën e tij ai ishte i shqetësuar disa kohë më parë. Qoftë për faktin se ka pasur një rënie të interesit për këtë universitet, apo dhe për faktin e moshapjes së Doktoraturave. Në këtë sallë duhet të jem i vetmi pa asnjë titull shkencor dhe pa asnjë kurrfarë statusi akademik. Jam një Bachelor i thjeshtë nga e kaluara ime, por Evisi e thotë që po të konvertohet me sistemin sot, i bie të kem bërë Master. Por nuk ka shqiptarë pa Master”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?