Rama bën me faj opozitën: Po kërcënohet çelja e negociatave

Nga Asambleja Kombëtare e PS-së, kryeministri Edi Rama foli për drejtësinë dhe sipas tij, kjo ndau krahët e partive politike. Ai shtoi se procesi i vettingut ka nisur, ku edhe u shpreh besimplotë se dy tre muajt e parë të vitit do të ketë rezultate konkrete

”Janë rikthyer në çadër me të njëjtat kërcënime dhe me të njëjtin qëllim, mos lejimi i çuarjes përpara të reformës në drejtësi. Seanca e fundit e kuvendit për vitin e shkuar nxorri në pah me ngjyra të forta dhe kërcitje të mëdha ishte pikërisht shprehja më kulmore e dëshpërimit dhe e mungesës së vizionit, strategjisë dhe ideve përballë faktit se reforma në drejtësi po bëhet çdo ditë më e pandalshme. Ndërkohë që procesi i vettingut ka nisur dhe jam besimplotë se dy tre muajt e parë të vitit do të ketë rezultate konkrete”,-tha Rama.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë i vesh opozitës fajin se po bëhet pengesë e hapjes së negociatave. Rama shkon në tej kur e quan kërcënim nga brenda shqipërisë, dhe kjo sipas tij do të sillte një dëm të jashtëzakonshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Jemi në kushtet kur po kërcënohet një arritje historike çelja e negociatave, po kërcënohet nga brenda Shqipërisë, nga frika prej reformës në drejtësi e kthyer në një politikë destruktive që ne si qeveri nuk ka çfarë na bën por që Shqipërisë mund t’i sjellë një dëm të jashtëzakonshëm. Është e rëndësishme njerëzit të dinë që ky stacion 6 mujor është optimal për të stacionuar Shqipërinë aty ku prej vitesh aspirojmë, në tryezën e familjes europiane”,-shtoi kreu i qeverisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?