Rama bën të fortin me studentin: S’të jap fare llogari, do që të bëj të qeshë gjithë Shqipëria me ty

Kryeministri Rama ka vazhduar takimet e tij nëpër universitete. Në këto momente Rama po mban takim me pedagogët dhe studentë të fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës.

Rama është shprehur para studentëve se problemi i universiteteve janë më të thella se tetë pikat, madje duke iu referuar asaj çfarë kërkoi njëri nga studentët në lidhje me mënyrën e menaxhimit të universitetet, ai tha se kjo pikë as nuk ka lidhje me 8 pikat.

Por edhe në këtë diskutim që sapo ka nisur nuk mungojnë tensionet. Rama duke tentuar të vendosë rregull, u tha studentëve se ai nuk duron mungesën e edukatës. Por njëri nga studentët mori mikrofonin dhe tha se ai që është sjellë si i paedukatë ndaj studentëve është kryeministri.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne po sillemi si studentë dhe shumë të matur, por ju jeni kryeministri dhe duhet të jeni i matur dhe diplomat, jo të na thuash qofte te daja, ngelës e të na bësh meme në instagram”, u shpreh studenti ndër të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por në këtë moment Rama nuk duroi dhe iu kthye: Tani çfarë do ti? Do humor, unë të bëj që të qeshë gjithë Shqipëria me ty. Se çfarë mendon ti është puna jote , s’të jap llogari se si e përdor instagramin, fare. Nuk kam thënë që të gjithë ju jeni ngelësa.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?