Rama: Çfarë dëgjoja në kufje kur Kryemadhi fliste në Kuvend

Edi Rama shpjegoi sot se po dëgjonte ‘CNN’ gjatë kohës kur po fliste Monika Kryemadhi në Kuvend, dy ditë më parë. Rama u shpreh se i kishtë bërë përshtypje kur në media ky veprim ishte pasqyruar si i qëllimshëm, për të mos dëgjuar Kryemadhin, ose për të injoruar atë.

Rama shkoi edhe më tej. Ai u shpreh se falë miqësisë së vjetër që ka me kryetaren e LSI-së, e di se çfarë do të thotë Kryemadhi para se ajo të fillojë të flasë.

“Po dëgjoja CNN. Në fakt më bëri përshtypje se ma thanë që kishte dalë dhe në media. Nuk e bëra kastile, ashtu qëlloi momenti. Unë i kam dëgjuar të gjithë ata. Atë që do thotë Monika, unë e di përpara se ta thotë Monika. E njoh dhe jemi miq të mirë,” – u shpreh Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama: Meta si President do jetë shumë më i mirë se sa kryetar i Kuvendit

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?