Rama del në publik, pas shpërthimit të dosjes ”Tahiri-Habilaj” (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, nuk ka qenë prezent në ekran prej 4 ditësh. Dalja e tij e fundit ishte në Shkup, në një samit rajonal. Prej 3 ditësh mungon në ekranet e Tv, në të cilët zakonisht qëndron për orë me radhë. Ka fikur edhe ekranin privat, ERTV.

Që prej shpërthimit të skandalit ”Tahiri-Habilaj” u është shmangur kamerave. Anuloi edhe një dalje në krah të Arben Ahmetajt për t’u folur sipërmarrësve të vegjël për taksën e re që po u shton me përfshirjen në skemën e TVSH. Sot Rama vendosi të dalë në publik në një tavolinë, ku i ftuar është edhe Presidenti Ilir Meta. Rama pranoi të merrte pjesë në një konferencë për 25-vjetorin e Gjykatës Kushtetuese.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se ky institucion ka krijuar besueshme në sytë e të gjithëve, duke dhënë vendime të paanshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pas një historie 50-vjeçare shkeljesh flagrante e sistemike të të drejtave të njeriut, ndryshimet demokratike sollën një ndryshim të madh. Në kuadër të këtyre ndryshimeve u krijuar edhe Gjykata Kushtetuese, një nga institucionet më të rëndësishme për garantimin e rendit kushtetues në Shqipëri. Gjatë veprimtarisë së saj që nga krijimi më 1992, Gjykata Kushtetuese është përballur me një sfidë të pazakonshme në vakumin e plotë të traditës, dhe përballë mijëra çështjesh të natyrave dhe përmbajtjeve të ndryshe, duke krijuar vit pas viti një traditë të pasur.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155240074261523/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?