Rama denoncon: Vilë 3-katëshe dhe ndihmë ekonomike!

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe mbrëmjen e sotme me denoncimin e rasteve abuzime me skemën e ndihmës ekonomike. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kreu i Qeverisë sjell rastin e një familje në Malësinë e Madhe, e cila ndonëse banonte në një vilë trekatëshe, trajtohej me ndihmë ekonomike.

Sakaq, ai sjell edhe rastin e një familje e cila është përshfshirë aktualisht në këtë skemë, për të përfituar ndihmë ekonomike.

“Lart vila 3 katëshe e F.P në Malësinë e Madhe që deri dje merrte çdo muaj ndihmë ekonomike dhe poshtë shtëpia e A.H po në Malësinë e Madhe që nuk përfitonte ndihmë ekonomike. Me skemën e re, F.P është përjashtuar dhe A.H është përfshirë në skemë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fotot tregojnë qartë se cila nga këto dy familje është në nevojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë që po kryhen të gjitha verifikimet e nevojshme për të rivlerësuar çdo familje të hyrë apo të dalë nga skema e ndihmës ekonomike, bashkive u është dyfishuar fondi, nga 3% në 6%, për të përfshirë në skemë familjet realisht në nevojë dhe që nuk përfitojnë nga skema kombëtare”, shkruan kryeministri Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10155600137531523

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?