FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Do të kërkojmë ndarjen nga Maqedonia për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Në një konferencë për mediat, Kryeministri Rama foli edhe për integrimin e Shqipërisë në BE. Lidhur me këtë çështje, Rama tha se nuk është aq optimist për heqjen e vetos së Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut, ndaj Shqipëria do të kërkojë ndarjen nga Maqedonia.

Ne do të presim vendimmarrjen e Këshillit Evropian, shumë njerëz shpresojnë që këtë herë do të ndodhë ajo që duhet të kishte ndodhur prej disa vitesh tanimë dhe që Bullgaria ta heqë Veton. Unë s’jam aq optimist. Unë e përsëris, çështja e datave, është çështja e tyre jo e jona.

Çështja jonë është që ne të jemi të gatshëm që ky vend të kthehet në një vend të standardit Evropian. Data kur hyjmë në integrim e kanë ata. Këtë e mësuam nga zhgënjimet, sepse na gënjyen disa herë dhe tani s’jemi të predispozuar që të gënjehemi. Në momentin që kjo do të ndodhë do të ndryshojmë kursin komplet. Do të kërkojmë ndarjen nga Maqedonia e Veriut dhe do e kërkojmë me çdo qeveri të BE, me Brukselin e të gjithë. Shqipëria s’mund të presë që të zgjedhin një sherr mes tyre dy komshinj fqinj, me të cilët kemi marrëdhënie të mira. Kursi i politikës sonë do të ndryshojë plotësisht”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?