Rama: Europa është në luftë, duhet të përgatitemi për çdo skenar

Kryeministri Edi Rama njoftoi ngritjen e një Komiteti Special për të menaxhuar pasojat e luftës në Ukrainë në vend dhe impaktin që do ketë në ekonominë e vendit.

Në një konferencë me gazetarët, Rama tha se Europa është në luftë, që nuk dihet se sa do të zgjasë dhe duhet të përgatitmemi për çdo skanar.

“Evropa ka hyrë në luftë, ushtarakisht është mes një agresori dhe një vendi në agresion, ndërsa në të gjitha aspektet e tjera, lufta zhvillohet mes të gjitha vendeve që refuzojnë agresorin dhe agresorin. Në luftë nuk ka mundësi për të kërkuar të njëjtat gjëra që kërkonim përpara fillimit të luftës dhe se duhet të përgatitemi për çdo skenar, askush nuk e di se sa do të vijojë kjo luftë. Nuk është një film që ajo që shikojmë në ekrane orë e çast”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?