Rama falenderon Policinë e Shtetit

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka vlerësuar Policinë e Shtetit në realizimin e pesë operaconeve të ditëve të fundit. Në një postim në Facebook ai thotë se kjo është policia qe duam.

Deklarata e Edi Ramës në Facebook:

Falenderoj dhe nxis Policinë e Shtetit për të vijuar papushim punën e mirë?

Swiss Digital Desktop Reklama

Rezultatet që po vijnë si shpërblim i një pune të palodhur, janë vërtet shumë inkurajuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në pak ditë e deri në orët e fundit, Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses 5 operacione të rëndësishme kundër krimit të organizuar?

1.
Në Tiranë, u arrestuan në kohë rekord autori i dyshuar si ekzekutor dhe 3 bashkëpunëtorët e tij, në ngjarjen e ndodhur në 29 janar, ku mbeti i vdekur një person.

2.
Në Shkodër, u zbardh ngjarja e datës 13 janar, ku të plagosur nga një shpërthim i telekomanduar mbeten 8 persona, përfshirë këtu edhe objektivin e sulmit. U arrestuan 2 autorët e dyshuar.

3.
Në Elbasan, u godit një grup i strukturuar kriminal, me 5 persona të arrestuar dhe 1 në kërkim; u sekuestrua një sasi e konsiderueshme lëndësh plasëse, armë, para dhe kanabis.

4.
Në Fier, u zbardh vjedhja me dhunë dhe nën kërcënimin e armës, e 4 Exchange-ve, ndodhur ditët e fundit. U arrestua autori i dyshuar.

5.
Në Lezhë, u sekuestruan 1.4 milion euro pasuri me burim të dyshuar kriminal, në një operacion të finalizuar një ditë më parë.

#PoliciaqëDuam?‍✈️?‍✈️ për #Shqipërinëqëduam????

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?