Rama flet për takimet në Bruksel: Çelja e negociatave ndodh…

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama veç të tjerash foli edhe për takimet në Bruksel. Kreu i qeverisë tha se Shqipëria gjendet më afër se asnjëherë çeljes së negociatave dhe gjashtëmujori i parë i vitit 2018 do të jetë një vit vendimtar.

“Ne morëm vlerësime shumë inkurajuese në pesë drejtimet e përcaktuara nga Komisioni Europian si prioritete kyçe për Shqipërinë. Natyrisht edhe nisja e procesit të Vettingut dhe zbatimi i këtij ligji janë një kusht tanimë i plotësuar, që në ecurinë e muajve në vijim do të japin pa dyshim rezultatet e para të nevojshme për të shtyrë jo vetëm zbatimin e reformës historike në drejtësi, por edhe vendet anëtare të Bashkimit Europian drejt një vendimmarrje pozitive”, tha Rama duke iu referuar takimeve që pati javën e kaluar në Bruksel.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?