FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama, furnizuesve të ushqimeve: Mos abuzoni me çmimet, shiheni si një mundësi për të larë mëkatet që keni bërë më parë

Gjatë diskutimit me furnizuesit e ushqimeve, Rama nuk ka kursyes as batutat duke u thënë se duhet të vendosin një çmim bazë mbi produktet e shportës “për të larë mëkatet që me siguri kanë bërë gjatë karrierës”.

Rama ritheksoi se është kundër ndërhyrjes në treg dhe se dëshiron që të jetë një vendim me vullnet të lirë i furnitorëve dhe jo një detyrim.

Për ju biznesmenët është një mundësi për t’u larë nga mëkatet e këtyre viteve, sepse imagjinoni të nxirrni fitimet mbi gjakun e atyre atje dhe lotët e njerëzve këtu. Unë jam kundër ndërhyrjeve të shtetit në shtyllën kurrizore të tregut, jo se jam ideologjikisht i penguar të jem pro por në kushte paqeje kjo është skandal, ndërsa në kushte lufte një domosdoshmëri. Prandaj jam këtu. E duam jo me detyrim, por me bindje dhe dëshirë. Ju jeni njerëz që nuk keni lindur të pasur, nuk e keni pasurinë nga trashëgimia familjare, e keni nisur nga hiçi, keni parqe ditë të vështira“, tha kryeministri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?