FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Gati të takohem me Bashën, PD të gjejë formulën

Kryeministri Edi Rama vijon t’i qëndrojë propozimit të tij për opozitën, duke theksuar se do të miratojë çdo propozim për reformën në drejtësi, që pranohet nga SHBA dhe BE.

Në një bashkëbisedim me studentë të juridikut dhe magjistraturës, kryeministri Rama tha se opozita duhet të gjejë formulën për të qetësuar lepurin e frikës që ka në bark, dhe nëse kjo formulë merr miratimin e SHBA dhe BE, atëherë do të pranohet edhe nga maxhoranca. “Jemi përpara një situate absurde. Unë i kam bërë opozitës një propozim shumë serioz.

Ne nuk kemi një formulë që e qetëson lepurin e frikës në barkun e opozitës dhe na jep ne miratimin e reformës me mbështetjen e SHBA. Opozitës i kam thënë që mendo se ndoshta e gjen, ne jemi gati, por ne nuk dimë si ta pajtojmë këtë gjë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk e kemi ne lepurin, mbase nuk e kuptojmë se çfarë lloj tensionesh të brendshme krijon ai lloj lepuri që dridhet.”­ deklaroi kryeministri. Sipas kryeministrit Rama, procesi i vetingut ka dhënë rezultate pozitive kudo dhe ka qenë një koncept i gjithëpranuar edhe nga qeveria dhe nga opozita shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?