Rama hakmerret me thikën në ashtë ndaj kryeministrit helen, i qan hallin popullit grek për zjarret
Edi Rama nuk harron hakmarrjen ndaj kryeministrit grek i cili nuk e ftoi në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Athinë.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social X, të njohur më parë si Twitter në lidhje me zjarret që kanë pushtuar Greqinë së fundmi.
“Është shumë e trishtueshme të shikosh vendin tonë të bukur fqinj që vuan vazhdimisht nga zjarret, ndërsa populli i guximshëm grek dhe të gjithë ata në uniformë që luftojnë kundër shkatërrimeve të tilla meritojnë solidaritetin tonë të plotë dhe admirimin e thellë”, shkroi Rama.
E gjitha, mes rrjeshtave, mbetet një thikë në ashtën e Kryeministrit grek. Indirekt thotë se me këtë kryeministër që keni si popull grek, ju vuani!
KOHA JONË SONDAZH

